George Ashman ka lindur në vitin 2006 me një nishan në ballin e tij.
Nga frika se nishani mund t’i sjellë pasoja në të ardhmen, prindërit vendosën që të gjejnë një mënyrë për t’ia hequr atë, shkruan NTD.tv, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit u konsultuan me kirurgët dhe këta të fundit gjetën një mënyrë mjaft të çuditshme për ta hequr përfundimisht nishanin.
Mjekët ia vendosën dy implante në formë të brirëve, me arsyen që lëkura të zgjatet dhe pastaj të ketë mundësi për t’iu hequr pjesa e nishanit.
“Kur e kam parë djalin me ato implante, jam shokuar”, tha nëna Karen.
“Ato ishin më të mëdha sesa që kam menduar dhe djali mu duk si ‘djall’”, ka treguar ajo.
Tani djali është rikthyer në gjendje normale dhe nishani i tij është hequr plotësisht. /Gazeta Shneta/