Kinë: Mbi 1700 punëtorë shëndetësorë të prekur nga Covid-19, 6 kanë vdekur

2020-02-14 në ora 10:20

Kina ka njoftuar se deri më tani nga koronavirusi i ri Covid-19 janë prekur mbi 1700 punëtorë shëndetësorë, ndërsa gjashtë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kinë, Zeng Yixin, ka thënë se mbi 87 për qind e të sëmurëve gjenden në Hubei, provincën ku ka shpërthyer virusi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Zenk ka shtuar se MSH ka ndërmarr disa masa shtesë për përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësorë, duke siguruar rehati në dhomat e tyre të pushimit si dhe medikamente të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve.

Punëtorët shëndetësorë që punojnë në frontin e parë në përballjen me sëmundjen do të paguhen me kujdestari shtesë nga 28 deri 42 dollarë në ditë.

Kujtojmë se deri në këto momente në Kinë janë prekur rreth 65 mijë njerëz nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1383. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *