Femrat shtatzëna që vuajnë nga kanceri mund të vazhdojnë me kimioterapinë pa frikë se kjo do t’i bëjë dëm foshnjës ende të palindur.
Hulumtimi sugjeron që femrat, të cilat tashmë kanë aplikuar tretmanin e kimioterapisë gjatë shtatzënisë, nuk do të duhej t’i lindin fëmijët të cilët do të kenë probleme shëndetësore apo ndonjë mangësi, transmeton Gazeta Shneta
Me mijëra femra shtatzëna të diagnostikuara me kancer për çdo vit ballafaqoheshin me vendimi se si të veprohet tuje, t’i qasen tretmanit me kimioterapi apo të heqin dorë nga foshnja. Madje disa prej tyre kishin marrë vendime edhe më drastike, si aborti, sidomos në shtatzëninë e hershme, përderisa disa të tjera kanë pritur shërimin deri të jetë lindur foshnja.
Mirëpo, shkencëtarët në Gjermani theksojnë se nuk ka nevojë për ta ndërprerë shtatzëninë, ngase gjasat për t’u dëmtuar foshnja janë krejt minimale. Në hulumtim kishin marrë pjesë 400 femra nga mbarë Evropa, ku ishte vërtetuar se foshnjat nuk ishin dëmtuar fare. / Gazeta Shneta /