Duke pasur parasysh që përdorimi i ushqimeve të shumëllojshëm dhe ushqime të balancuara luajnë një rol kyq tek nënat gjidhënëse. Para së gjithash bebet marrin vlerat ushqyese që ju nevojiten për zhvillim të mëtutjeshëm, raporton Gazeta Shneta.
Më poshtë keni disa prej ushqimeve që mund t’i përdorni në përditshmërinë tuaj:
1. Ushqimet që përmbajnë Omega 3 janë vlera ushqyese eaenciale që do të keni nevojë derisa ushqeni fëmijëm tuaj me qumësht. Omega 3 është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj,këtë mund ta merrni nga ushqimet si: arrat, soja, peshqit dhe të gjitha ushqimet e tjera të detit.
2. Ushqimet e pasura me kalcium, një nënë gjidhënëse duhet të konsumojë sasi të mjaftueshme të kalciumit që është shumë i rëndësishëm pë zhvillimin e eshtrave dhe të dhëmbëve të fëmijës suaj. Kalciumin mund ta gjeni në të gjitha llojet e bylmetit.
3. Proteina, si një nënë gjidhënëse është mjaft me rëndësi të merrni sasi të duhura të proteinave. Ushqimet e pasura me proteina janë pasuli,vezët,mish,soja e kështu me rradhë.
4. Ushqimet që ndihmojnë tretjen e ushqimit, megjithëse nuk është bërë ndonjë hulumtim i madh në këtë drejtim,por vërejmë disa prej ushqimeve që ndihmojnë në tretjen e ushqimit jane lloje të ndryshme të farave,hudhëra etj…
5. Ushqimet që rrisin sasinë e qumështit, ushqimet si xhenxhefili i thatë,fara të kopërit etj… shtojnë sasinë e qumështit tek nënat gjidhënëse.