Fëmija juaj ka nevojë për vitamina në mënyrë që të gëzojë një shëndet të mirë, prandaj duhet të keni kujdes me ushqime, pasi ato duhet të jenë të shumëllojshme kur bebja juaj është 6 deri në 9 muaj.
Ushqimet të cilat janë të pasura me hekur, janë prej ushqimeve të cilat ndikojnë direkt tek bebja juaj që të ketë shëndet të mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Ushqeni beben tuaj në kohë të rregullt, buzëqeshni derisa e ushqeni, dhe provoni t’i jepni ushqime që janë të copëtuara imët.
Nëse dëshironi të gatuani fasule apo mish për foshnjën tuaj atëherë është e udhës që t’i zieni pak më shumë.
Po ashtu ushqime që preferohen në këtë periudhë është edhe lloje të drithërave si: orizi, elbi apo gruri.
Sa i përket pijeve të tjera, bebja juaj nuk ka nevojë për lëngje pasi i mjafton qumështi i gjirit dhe ujë, por kujdes mos i jepni ujë të gazuar apo të distiluar fëmijës suaj./Gazeta Shneta/