Këto shenja tregojnë se nuk pini ujë mjaftueshëm

2017-06-10 në ora 07:54

Shumë prej nesh nuk pinë ujë të mjaftueshëm në baza ditore. Duke e privuar veten nga burimi më natyror në botë, ne vazhdimisht e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse keni ndonjë nga këto problem, ju lehtësisht mund të përmirësoni gjendjen tuaj duke filluar me një gotë ujë, pasi që nga aty fillon zgjidhja.

Sigurisht, çdo herë që filloni të vëreni se goja juaj është duke u ngjitur dhe filloni të keni ndjenjë të tharjes së gojës, madje edhe aromë jo të mirë , është e qartë se nuk keni mjaftueshëm lëng në gojën tuaj për shkak të mos konsumimit të rregullt të ujit.

Pijet me sheqer janë vetëm një zgjidhje e përkohshme pasi që nuk i sjellin organizmit plotësimin e nevojave për të funksionuar normal ashtu siç e bënë uji.

Lëkura e thatë – Gjëja më esenciale që lëkura juaj të jetë e shëndoshë është që të qëndrojë e hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme që tregojnë për dehidrimin e lëkurës, që pastaj mund t’ju çojë në probleme shumë më të komplikuara.

Mungesa e ujit do të thotë mungesë e djersës në trup, që çon në pamundësinë e eliminimit nëpërmjet djersës të të gjitha materieve të dëmshme dhe yndyrës që akumulohet përgjatë ditës.

Sytë të thatë – Mos-pirja e ujit ndikon në tharjen e syve dhe në skuqjen e tyre. Pa ujë kanalet e lotit thahen dhe një gjendje edhe më e keqe shfaqet nëse përdorni lentet e kontaktit.

Masa e muskujve gjithashtu ulet – Muskujt kanë shumë nevojë për ujë për të funksionuar normalisht. Sa më pak ujë në trup do të thotë masë më të vogël të muskujve. Pirja e ujit veçanërisht pas një stërvitjeje të gjatë e çon ujin në të gjitha pjesët që i nevojiten organizmit si dhe ulë mundësinë e zhvillimit të inflamacioneve.

Ndër të tjera mos pirja e mjaftueshme e ujit ju bënë që të qëndroni më gjatë të sëmurë, të keni probleme digjestive dhe plakje të parakohshme.

Pavarësisht se ku qëndroni pirja e ujit është e domosdoshme dhe assesi nuk bënë të anashkalohet.

Është e rëndësishme që gjatë ditës të mbani pranë vetës një gotë me ujë dhe të konsumoni në mënyrë të rregullt në mënyrë që t’i evitoni shumicën e problemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *