Ju fitoni statusin e anemikes, atëherë kur nuk keni sasi të mjaftueshme të hekurit në sasinë e hemoglobinës.
Kur konsumoni ushqime të pasura me hekur, ndihmoni në kurimin e anemisë mirëpo nëse jeni anemike e vërtetë atehërë problemi nuk qëndron tek mënyra e të ushqyerit.
Mungesa e hekurit më shpesh shkaktohet nga pamundësia e absorbimit të hekurit, si efekt anësor i barërave apo operacioneve kirurgjike, nga prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut apo gjakderdhja.
Përderisa disa simptome të mungesës së hekurit janë të pritura, sikurse plogështia dhe gulçimi, disa të tjera mund të duken sikur nuk kanë asnjë lidhje me nivelet e hekurit në trupin tuaj. Më poshtë i keni gjashtë shembuj të tillë për të cilët mund të informoheni.
Thonjë të rrafshët apo konkavë. Edhe pse nuk duken se mund të jenë të lidhur me mungesën tuaj të hekurit, thonjtë e deformuar tregojnë shumëçka për shëndetin tuaj. Nëse ju ndodh që pjesa e brendshme e thoit të fundoset në gisht, është mirë të bëni ca teste të gjakut pasiqë mund të vuani nga anemia.
Buzë të plasaritura. Falë dimrave të ashpër, dhomave të thata apo shprehisë së lëpirjes së buzëve, shumica prej neve e kuptojnë vështirësinë e buzëve të plasaritura. Një e treta e njërzve me mungesë të hekurit janë të prirur për një lloj të plasaritjes të quajtur çeilitis këndor, i cili zakonisht ndikon në skajet e buzëve, gjë që e vështirëson ngrënien, buzëqeshjen madje edhe të folurit.
Gjuhë e ënjtur. Një tjetër simptomë e mungesë së hekurit është glossitisi i atrofuar, i njohur si gjuhë e ënjtur dhe e ndjeshme. Ënjtja e bën të vështirë përtypjen dhe të folurit.
Nevoja e vazhdueshme për akull. Nevoja për akull është një pikë specifike e quajtur pagofagia dhe është një nga simptomet më të zakonshme të mungesës së madhe të hekurit.
Therje e këmbëve. Kjo ndjenjë është e përshkruar si djegie, therje apo sikur të keni insekte duke ecur nëpër brendinë e këmbëve. Mjekët nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton këtë gjendje, disa studime deklarojnë se mungesa e hekurit është një nga shkaqet.
Kur të kontaktoni me mjekun
Nëse jeni pozitivë në disa nga simptomat e mësipërme, është koha të vizitoni mjekun. Por mbani mend se këto simptome janë ato të çuditshmet, nëse ndjeheni më e lodhur se zakonisht apo humbasni frymëmarrjen në ushtrimet e zakonshme, keni marramendje dhe shpesh ndjeheni e dobët, të gjitha këto simptoma janë tregues të mungesës së hekurit./femra.net/