Fibromioma uteri eshte nje rritje jo-kanceroze ne murin uterin, ne cfaredolloj permasash nga mikroskopike deri ne madhesine e nje pjepri.
Fibromiomat janë gungëzime të rrumbullakëta e të forta shpesh në grupe të vendosura ne muret e mitrës. Ato përbehen nga fije muskulore dhe ind fibroz.
I përgjigjen rritjes së nivelit të estrogjeneve që është njeri nga hormonet femërore. Rritja e vlerave hormonale do të sjelle për pasoje përshpejtim të rritjes së fibromiomes.
Një gjë e tille ndodh në raste të:
Terapisë zëvendësuese hormonale në menopauze
Përdorimi i kontraceptiveve
Shtatzënia
Pas menopauzës fibromiomat mund të zvogëlohen apo zhduken plotësisht
Cilat janë shkaqet dhe rreziqet?
Nuk njihet një shkak i qarte i formimit të fibromiomave. Studimet kanë treguar se rritja e tyre ndikohet nga faktorë:
* Gjenetik si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e miomave.
* Ndodhin më shpesh në periudhën riprodhuese gjate se cilës ka një rritje të furnizimit me gjak të mitrës.
* Estrogen dhe Progesteroni që janë hormonet femërore, duket se nxitin rritjen e tyre. Është parë që fibromiomat kanë më shumë receptor për estrogjenin dhe progesteronin.
Faktorët e riskut përfshijnë:
* Trashëgimia : dhe kjo me e madhe nëse nena apo motra ka fibromiomë.
Simptomat:
Anemia, apo ulje e numrit te rruazave te kuqe si pasoje e hemoragjive te zgjatura dhe ne sasi te madhe
Hemorragjive ndër menstrualë
Dhimbje gjate aktit seksual
Urinim i shpeshtë i shkaktuar nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës
Menstruacione ne sasi te madhe dhe te zgjature ne kohe
Dhimbje apo presion ne pjesën e poshtme të barkut apo dhimbje mesi
Cikle menstrualë të dhimbshëm
Shkruan: Dr. Kozeta Mustafaraj, Obstetëre-gjinekologe