Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë gratë e nisin jetën e tyre familjare pas mesit të dekadës së tretë ose në një moshë më të madhe. Në perëndim, 1 në 5 gra sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë pas moshës 40 vjeçare.
Teksa mbërrijnë në të tridhjetat e tyre, gratë pësojnë një rënie të fertilitetit. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më tepër kohë i nevojitet një gruaje për të mbetur shtatzënë.
Kjo rënie e fertilitetit e lidhur me moshën i dedikohet pjesërisht shkaqeve të mëposhtme: Reduktim i numrit dhe cilësisë së vezëve që kanë mbetur për t’u ovuluar.
Rreth 90 për qind e qelizave vezë te gratë mbi moshën 40 vjet në përgjithësi janë anormale. Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjet është më e madhe se 33 për qind.
Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan, humbja e fëmijës përpara javës së 20-të të shtatzënisë. Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre.
Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të merrni mjaftueshëm acid folik (Vitamina B9), sigurohuni të ndiqni një dietë të shëndetshme e të mirëbalancuar. Konsumoni një shumëllojshmëri produktesh që të furnizoni organizmin tuaj me të gjitha lëndët ushqimore.
Për më tepër këshilla mund të konsultoheni me gjinekologen Dr. Aida Kumnova në “European Clinic Kosova”.
Artikull i sponsorizuar