Mjekët përshkruajnë disa nga faktorët kryesor të rrezikut për të patur një fëmijë me sindromin Down.
Edhe përse studiuesit kanë vënë në dukje se si ndodh Sindroma Down, ata ende nuk dinë shumë se përse kjo ndodh. Kjo mund ta bëjë të vështirë për të kuptuar nëse jeni në rrezik të keni një fëmijë me sindromin Doën.
“Ka pasur teori në lidhje me atë se sa mirë nëna metabolizon folatin, por ka po aq studime që thonë diçka krejt tjetër”, shpjegon Kenneth Rosenbaum, themelues i ndarjes së gjenetikës dhe metabolizmit dhe bashkëdrejtues i Klinikës së Sindromit Doën në Qendrën Kombëtare Mjekësore të Fëmijëve në Uashington DC. “Në përgjithësi, thjesht nuk e kuptojmë këtë, ashtu siç dëshirojmë,” thotë ai, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Sindromi Down është një gjendje që ndodh kur foshnja është konceptuar me një kopje të plotë ose të pjesshme të kromozomit 21. Në rreth 3 deri në 4 për qind të fëmijëve me sindromin Down, ekzistojnë dy kromozome të plota 21 dhe një kromozom plotësues i pjesshëm 21 i mbërthyer në një kromozom të krejtësisht tjetër, ky është rezultat i një procesi të quajtur translokacion.
Por ka një faktor kyç të rrezikut për sindromën Down që përfshin: moshën e nënës. Një grua 25-vjeçare ka 1 deri në 1,200 raste të lindjes së një fëmije me sindromin Down; nga 35 vjeç, rreziku është rritur në 1 në 350; nga mosha 40 vjeçare, 1 në 100; dhe nga 49 vjeç, është 1 në 10, sipas ‘’Shoqatës Kombëtare Doën Syndrome’’.
Nëse jeni mbi 35 vjeç dhe jeni duke menduar për të mbetur shtatzënë, ju dhe partneri juaj mund të të merrni këshillime gjenetike për të përcaktuar më saktësisht rrezikun tuaj./Gazeta Shneta/