Kemi folur shpesh në lidhje me ndryshimet që pëson trupi i gruas gjatë shtatzënisë, por nuk jemi ndalur asnjëherë për të folur më gjerësisht në lidhje me ndryshimet që vërehen në zonën vaginale.
Cilat janë këto ndryshime të cilat mund të konsiderohen normale gjatë 9 muajve të shtatzënisë?
• Zona vaginale mund të ndryshojë ngjyrë: Ajo mund të kthehet në ngjyrën blu-lejla. Kjo shkaktohet nga rritja e fluksit të gjakut në atë zonë.
• Mund të vërehen gjurmë gjaku: Normalisht gjatë shtatzënisë menstruacionet mungojnë por gjatë trimestrit të parë është normale të ketë në disa raste edhe rrjedhje gjaku. Nëse nuk shoqërohen me dhimbje apo krampe nuk duhet të shqetësoheni.
• Shfaqen variçe: Pra këmbët nuk janë e vetmja pjesë e trupit që mund të shfaqen varicet. Rritja e fluksit të gjakut, hapja e uterusit dhe rritja e hormoneve mund të shkaktojë edhe varicet në zonën intime, mundësia e shfaqjes do të jetë më e lartë me rritjen e numrit të shtatzënive tek gruaja.
• Do të ndiheni fryrje: Disa gra përjetojnë një ndjesi fryrje në zonën vaginale e cila mund të ndikojë pozitivisht në jetën seksuale
.• Sasi ajri në zonën e vaginës: Nëse keni gazra në zonën intime nuk duhet të shqetësoheni apo ndiheni keq. Ky fenomen ndodh për shkak të rritjes së barkut, pozicioneve të ndryshme gjatë marrëdhënieve seksuale, ushtrimit fizik, punës më të madhe të muskujve të zonës pelvike etj.
• Aroma të çrregullta: Gjatë shtatzënisë pH i zonës intime ndryshon dhe kjo mund të shkaktojë një aromë të ndryshme nga ajo që keni zakonisht e cila do të jetë disi më acide ( e thartë). Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar./Indeks Online/