Problemet në traktin urinar vijnë nga prishja e ekuilibrave të baktereve. Shumimi i baktereve të këqija në krahasim me bakteret e mira inflamon zorrën e hollë, uretrën e traktin urinar.
Gratë janë më të predispozuara të preken më shumë nga këto infeksione sepse uretra e tyre qëndron pranë anusit dhe vaginës, prandaj është më e lehtë që mikrobet të hyjnë në traktin urinar dhe të gjejnë rrugën e tyre deri në fshikëz.
Infeksioni i traktit urinar shkaktohet kur bakteret që hyjnë në uretër dhe pastaj fillojnë të shumëzohen. Nga uretra, bakteret udhëtojnë drejt fshikëz duke i bërë gjërat edhe më keq.
Pirja e çajrave bimor mund të qetësojë më shpejtë dhimbjen, lehtësojë acarimin dhe ndjesinë e presionit. Këtu janë recetat e çajrave bimor që mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e infeksionit të traktit urinar.
Çaj boronicë ose lëngu i boronicave është një ilaç natyral popullor për luftimin e simptomave të infeksioneve urinare. Por, çaji boronicë rekomandohet më shumë nga mjekët sepse lëngu mund të përmbajë më shumë sheqer nga se duhet.
Çaji boronicë është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në shërimin e shpejtë të infeksionit. Përveç kësaj, boronicat përmbajnë një substancë të veçantë që ul rrezikun e infektimit dhe pengon bakteret nga fërkimi në indin e fshikëzës.
Çaj jeshil është një ilaç shumë i mirë alternativ për shumë sëmundje. Ai ka veti të fuqishme antioksiduese që eliminon jo vetëm bakteret por edhe radikalet e tjera të dëmshme nga fshikëza dhe trupi juaj. Gjithashtu, ky çaj ndihmon aktivizimin e sistemit tuaj imunitar për të funksionuar në mënyrë optimale.