Dhimbje dhe therrje në thithka
Hormonet e shtatzanisë rrisin furnizimin me gjak në zemrat e juaja, ju mund të keni ndjesinë e therrjes rreth thithkave tuaja. Kjo mund të jetë një nga simptomat më të hershme të shtatzanisë dhe vrehet brenda një jave.
Rrjedhje vaginale
Nuk është e pazakontë të keni rrjedhje vaginale kur jeni shtatzënë rreth gjashtë javë. Mund të vëreni ndonjë njollë të vogël roze ose ngjyrë kafe në të brendshmet e juaja apo pecetën higjienike. Ekspertët nuk janë plotësisht të sigurtë se pse ndodhë kjo në ditët e para të shtatzanisë por nëse keni gjakderdhje që duket e pazakontë, konsultohuni me gjinekologun tuaj.
Ndjeheni të sëmurë
Sëmundja në mëngjes është një simptomë e zakonshme e shtatzanisë së hershme. Shpesh herë fillon kur jeni shtatzënë rreth gjashtë javë dhe zgjat deri në katër javë. Mund të ndiheni e sëmurë dhe të shqerësuar, medje edhe të villni.
Gjinjë të enjturë dhe të ndjeshme
Sapo të jeni shtatzënë rreth gjashtë javë, gjinjtë mund të bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm. Është e ngjashme me atë se si ndiheni para se të keni ciklin menstrual. Ju mund të vëreni se gjinjtë tuaj janë më të mëdhenj dhe të fryrë.
Ndjeheni të lodhur. Mund ta gjeni vetën duke u zhytyr në mbulesat e juaja përderisa trupi juaj mësohet të mbështetë bebën, që nga fazat e hershme të shtatzanisë. Hormonet e shtatzanisë janë arsyeja, sepse ato mund të ju bëjnë të ndiheni e lodhur, e mërzitur dhe emocioanle
Nevoja e shpeshtë për të urinuar
Kur jeni gjashtë javë shtatzënë, mund të vëreni se keni nevojën më të shpeshtë për të urinuar. Kjo për shkak të një kombinimi të hormoneve të shtatzanisë, çarkullimit më të madh të gjakut në sistemin tuaj dhe veshkat tuaja që punojnë më vështirë. Nëse ndjeni dhimbje ose djegie kur urinoni atëherë mund të keni infeksion në traktin urinar.
Thithka më të errëta
Ndryshimet e lëkurës janë të zakonshme gjatë shtatzanisë. Një nga ndryshimet e para që mund të vëreni është se thithkat e juja janë errësuar. Kjo mund të ndodhë kur jeni rreth tetë javësh. Ju gjithashtu mund të gjeni gunga rreth thithkave tuaja të cilat i bëjnë ato të jenë më të theksuara dhe të ngritura. Vulva dhe vagina juaj mund të ndryshojnë në një të kuqe të thellë, edhe pse ndoshta ju nuk e vëreni këtë.
Dëshira për ushqim mund të jetë një nga simptomat e shtatzënisë. Ju keni dëshirë të hani disa ushqime para të tjerave. Në javët e para të shtatzënisë do të shihni se nuk do të mund të pini kafe apo të hani mëngjesin tuaj të preferuar. Shija për ushqime pëson një ndryshim drastik.
Një cikël i humbur është shenja tjetër që ju do të prisni një bebe, dhe konsiderohet si një nga simptomat më të sigurta. Përveq në rastet kur keni cikël jo normal.
Ndërsa më e sigurta konsiderohet të jetë, një test shtatzënie pozitiv, i cili heq çdo dyshim nëse jeni apo jo shtatzënë./GazetaShneta/