Samantha Brand, 40-vjeçare, mbeti infertile pasi u trajtua nga sëmundja e kancerit.
Ajo dhe burri i saj Ben, dështuan 12 herë për t’u bërë prindër nëpërmjet fertilizimit me IVF, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Motrat e Samanthas, Rachel dhe Nikkita, i ofruan ndihmë për t’u bërë nënë.
Rachel, nënë e tre fëmijëve, e ofroi trupin e saj për të lindur beben e Samanthas dhe Benit, që ndryshe quhet nënë surrogate.
Ndërsa Nikkita ia dha donacion vezën.
Pas nëntë muajsh çifti u bënë prindër me vajzën të cilën e pagëzuan me emrin Starla.
Kjo vajzë i ka tezet më të mira në botë. /Gazeta Shneta/