Për shumë gra, cistat në zverk (ovarias masses) nuk janë një shqetësim i madh. Ato shpesh nuk paraqesin rreziqe të mëdha për shëndetin.
Nnë të shumtën e rasteve ato nuk paraqesin simptoma të kancerit ose sëmunjdeve tjera kronike, përcjellë GazetaShneta nga MomMe.
Këto cista janë tumore që mund të hiqen me procedura të thjeshta kirurgjikale.
Këto janë simptomat për cista në zverk:
– Dhimbje në zonën e legenit
– Të përziera ose të vjella
– Dhimbje para dhe pas fillimit të ciklit tuaj
– Presion, ënjtje ose dhimbje në bark
– Një dhimbje e shurdhër në pjesën e poshtme të shpinës dhe kofshët
– Vështirësi gjatë zbrazjes së fshikëzës suaj
– Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
– Gjakderdhje jonormale
Kurse sa i përket çështjes më serioze siç është kanceri ovarian (zverk), simptomat janë të ngjashme, por paksa të ndryshme dhe mund të përfshijnë:
– Fryrje të barkut, dispepsi ose të përziera
– Ndryshimet në oreks, të tilla si humbja e oreksit ose ndjenja e ngopjes së shpejtë
– Presioni në legen ose në pjesën e poshtme të shpinës
– Një nevojë më e shpeshtë ose urgjente për të urinuar dhe / ose kapsllëk
– Ndryshimet në lëvizjet e zorrëve
– Ënjtja e barkut (mund të ngatërrohet me shtatëzaninë)
– Lodhje ose energji të ulët
– Ndryshime në kohën e ciklit /GazetaShneta/