Myku është një organizëm që normalisht jeton në mukozën vaginale në sasi të vogël. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike që rriten në vagine.
Të paktën 75% e femrave e përjetojnë qoftë edhe një episodë mykoze vaginale gjatë jetës së tyre. Edhe pse është një infeksion që jep shqetësime të konsiderueshme, nuk është serioz dhe është lehtësisiht i trajtueshëm.
Zhvillimi i infeksionit favorizohet në situata kur ulet PH vaginal nën 5. Një mukozë vaginale e shëndetshme ka baktere në sasi të konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike.
Nuk është infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe të gjitha femrat duhet të dinë se kjo imbalancë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si psh:
1. Përdorimi i antibiotikeve
2. Niveli i lartë i hormoneve estrogjenike që ndodh zakonisht gjatë shtatëzanisë, gjatë përdorimit të disa llojeve të kontraceptivëve oralë.
3. Diabeti
4. HIV
5. Përdorimi i kortizonikëve
6. Obeziteti
7. Sëmundje kronike që ndikojnë në çrregullimet e imunitetit.
Siptomat kryesore të një infeksioni mykotik vaginal janë:
1. Djegie vaginale dhe në organet e jashtme genitale.
2. Kruajtje dhe skuqje.
3. Djegie apo dhimbje gjatë urinimit.
4. Djegie apo dhimbje gjatë marëdhënies seksuale.
5. Sekrecione vaginale të bardha, të trasha, të shtuara, pa erë.
/ Gazeta Shneta /