Shtatzënia është periudhë që gruaja përballet me shumë simptoma ndër to është edhe shenjat e binjakëve.
Testi i shtatzanisë mat nivelin e hormonit HCG (human chorionic gonadotropin), dhe besohet që gruaja e cila bart binjakë e ka nivelin më të rritur të këtij hormoni, për këtë edhe rezultati i testit është më i dukshëm.
Shtimi i shpejtë në peshë
Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 gjer në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzanisë edhe gjer në 20 kg.
Natyrisht kjo masë e madhe mvaret edhe nga shumë faktorë të tjerë duke përfshirë edhe peshën që gruaja e ka patur para shtatzanisë, ndërsa se sa duhet të shtoni në peshë gjatë shtatzanisë më së miri do të ju këshillojë mjeku juaj.
Megjithatë, mos u habitni nëse pas 6 javësh, nuk mund të vishni më garderobën e vjetër.
Megjithatë, zakonisht gratë që bartin binjakë, ankohen për lodhje të jashtëzakonshme dhe humbje të energjisë. Poashtu, në disa raste në shtatzanitë me binjakë është më evidente rrahja e zemrës dhe paraqitja e pagjumësisë.
Lëvizjet e foshnjes ndihen më herët
Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjes, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët.
Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dijnë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjes.
Gjithashtu, mund të ndodh që njëra foshnje të jetë jashtëzakonisht aktive dhe nuk mund të jeni të sigurtë nëse në bark ndodhet edhe një foshnje./bebaime/