Këto janë shenjat që tregojnë fundin e shtatzënisë

2018-12-07 në ora 10:20

Nëse data juaj e lindjes është duke u afruar ju do të filloni të mendoni se kur do të vijë momenti i shumëpritur për të sjellë në jetë bebin tuaj të dashur. Ju do të filloni të bindni veten se jeni gati për të lindur dhe do të jeni entuziaste për të takuar engjëllin tuaj të vogël.

Por edhe nëse kjo është shtatzënia juaj e dyte apo e tretë, të kuptosh momentin që jeni gati për të lindur mund të jetë pak e vështirë. Këtu janë disa mënyra me anë së të cilave mund të kuptoni nëse jeni gati për të lindur apo jo. Disa prej tyre mund të jenë të njohura për ju por disa të tjera mund t’ju surprizojnë.

Plasja e ujërave: Një nga shenjat që tregon me saktësi se koha për të lindur po afron është dhe plasja e ujërave. Bebi juaj është i rrethuar nga cipa amniotike e cila është e mbushur me lëngun amniotik dhe në momentin që ju jeni gati për të lindur kjo cip do të çahet dhe ndodh ajo që quhet plasja e ujërave.

Dhimbja e shpinës: Një tjetër indikacion që tregon se jeni gati për të lindur është dhe dhimbja e fortë në shpinë. Kjo mund të shkaktojë parehati gjatë gjumit madje në disa raste mund edhe t’ju zgjojë nga gjumi. Dhimbja e shpinës bën pjesë dhe në

Kontraksionet e lindjes: Kontraksionet bëhen më të shpeshta dhe me intensive. Kur jeni gati për të lindur do të vini re se kontraksionet do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive. Kontraksionet nuk mund të mos vihen reh dhe në momentet afër lindjes do t’i keni ato çdo 5 minuta apo edhe më të shpeshta.

Diarreja: A e dinit se diarreja mund të jetë një nga shenjat e hershme që paralajmëron afrimin e momentit të lindjes? Po është e vërtetë pasi kur trupi juaj bëhet gati për lindje, ai lëshon një hormon të quajtur prostaglandins i cili e mbistimulon aparatin tretës duke shkaktuar dhe diarre.

Vendosja e bebit: Në javën e fundit të shtatzënisë do të vini re që bebi do të pozicionohet më poshtë në pjesën tuaj abdominale. Kjo ndodh pasi bebi po bëhet gati për lindje. Pra nëse vëreni që bebi është duke zbritur më poshtë atëherë jeni shumë pranë momentit kaq shumë të pritur të lindjes./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *