Këto janë rezultatet preliminare nga zgjedhjet në Odën e Infermierëve

2019-01-10 në ora 23:34

KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare nga zgjedhjet e mbajtura sot për organet drejtuese të Odës së Infermierëve.

Listën e rezultateve preliminare e gjeni në linkun vijues: Rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, ky është njoftimi i plotë i Odës:

“Fillimisht, KQZ-ja falënderon të gjithë anëtarët e OIK-ut, komisionet e njësie zgjedhore dhe Sekretariatin e KQZ-së për punën dhe angazhimin për mbarëvajtjen e suksesshme të procesit zgjedhor.

Nga raportimet e komisioneve të njësive zgjedhore është vlerësuar se mbarëvajtja e procesit ka qenë shumë e rregullt, pa asnjë problem të vetëm, me një dalje jashtëzakonisht të kënaqshme të votuesve, që arrin mbi 76%.

Komisionet e njësive zgjedhore kanë proceduar me kohë rezultatet e njësive zgjedhore në KQZ të cilat KQZ-ja i shpall si rezultate preliminare sipas njësive zgjedhore.

Siç, ju kemi njoftuar më herët në 8 njësi zgjedhore nuk janë mbajtur zgjedhjet për faktin se nuk ka pasur kundër-kandidat.
KQZ në njësinë Zgjedhore 56. SHSKUK – Klinka e Endokrinologjisë dhe Gastroenterologjisë dhe 65. SHSKUK – Klinika e Oftalmologjisë do t’i rinumërojë rezultatet e votimit, për t’u siguruar në rregullsinë e procesit zgjedhor.
Njoftohen të gjithë kandidatët e pakënaqur se mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 12 orësh nga mbyllja e vendvotimeve dhe shpallja e rezultateve nga komisioni i njësisë zgjedhore.
KQZ-ja me datë 11 Janar 2019 në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet zgjedhore.

Në këtë link gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve sipas njësive zgjedhore: http://oik-ks.org/wp-content/uploads/2019/01/Rezultatet-Preliminare-te-Zgjedhjeve-OIK.pdf?fbclid=IwAR3GvuRb_8dalI9BYyyFrEH_fbudt3V_Q512Pc3lwgnsy8pHFhElG0KYZLQ

Kandidatët e hijezuar me ngjyrë të verdhë kanë fituar mandatin për anëtarë të OIK-ut, sipas Rezultateve Preliminare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *