Perimja shumë e ngjashme me dardhën e quajtur Kajota, gjen përdorim të gjerë te njerëzit dha posedon vlera të mrekullueshme për shëndetin. Përveç se ndihmon në kurimin e shumë sëmundjeve, ajo është aleat i fortë edhe në humbjen e peshës.
Përfitimet që kajota sjell për organizmin tonë:
Kjo perime, ndonëse përdorim më të gjerë gjen në kuzhinë, ka gjithashtu veti të rigjenerojë qelizat e trupit. Kajota është e pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin dhe trajtojnë diabetin, shkruan Gazeta Express.
Receta: Lëng kajote dhe ananas
Konsumimi i lëngut që ka si bazë kajotën dhe ananasin do t’ju ndihmojë të rregulloni nivelet e sheqerit në gjak, si dhe do të përmirësojë problemet shëndetësore që vijnë nga diabeti.
Përgatitja: Përzieni dy përbërësit në blender dhe shtoni pak mjaltë. Pijeni lëngun kur të jetë ftohur dhe mbi të gjitha, esëll.
Ajo që duhet të dini gjithashtu është se kajota mund të përdoret edhe si trajtim bukurie, falë aminoacideve dhe kolagjenit qëpërmban dhe që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.
Maskë me kajota për lëkurën
Aplikoni gjysmën e kajotës në lëkurë dhe e mbani atë gjatë gjithë natës. Në mëngjes lajeni fytyrën me ujë dhe sapun. / Gazeta Shneta