Fëmijët janë kategori që mahniten me pak, andaj përgatitja e mëngjesit në mënyrë interesante do i bëjë ata të duan ta hanë mëngjesin që ju e përgadisni më shumë. Kjo pasiqë ngrënja e mëngjesit ka shumë rëndësi për zhvillimin e fëmijës.
Ne jemi ithtarë të asaj që mos tu japim para fëmijëve kur i nisim për në shkollë! Edhe nëse nuk keni kohë t’i kushtoheni si duhet mëngjesit të tyre, përgatisni diçka të thjeshtë!
Mund të jetë një tost me dy feta të holla buke të lyera me krem djathi apo gjizë; nëse nuk e keni, përdorni djathin e bardhë dhe një fetë proshutë pule. Qumshtin dhe bananen le ta konsumojnë në shtëpi.
Jepuni një mollë, një pjeshkë, një frut që pëlqejnë. Nëse orari i punës suaj është i ngjashëm me shkollën e fëmijës, përgatisni diçka në mbrëmje. Pallaçinkat, kuleçët e vegjël, muffins të ndryshëm, të kripur apo pak të ëmbël, në përbërje të të cilëve mund të fusni edhe fruta të freskëta ose reçel, sipas shijes së fëmijës.
Nëse fëmijët tuaj refuzojnë ti hanë perimet dhe frutat, ju mund ti fusni ato fshehurazi në receta brumi, ti grieni në blender dhe ti përzieni me kos. Por, një mënyrë tjetër shumë e mirë, është edhe kombinimet si në foto, që për fëmijën tuaj mund të duken interesante që ai/ajo të hajë mëngjesin që ja jepni në shkollë. /Gazeta Shneta