Një nga aspektet më emocionuese të shtatzënisë është të shkoni në kontroll te mjeku për ultratinguj dhe të shihni se si është gjendja e foshnjës tuaj.
Ka të paktën gjashtë lloje të ndryshme të ultrazërit që mjeku juaj mund t’ju kërkojë t’i bëni gjatë shtatzënisë:
Ultrazë standard, ky është ultrazëri që bëhet zakonisht gjatë çdo shtatzënie, ajo fërkohet në stomak me anë të një xheli që përçon imazhet deri te bebja në bark, transmeton Gazeta Shneta.
Ultrazëri tjetër ka të bëjë me përdorimin e tij në javët e para të shtatzënisë, për të parë nëse qafa amniotike është futur tashmë dhe nëse shtatzënia mund të arrijë deri në fund apo jo.
Ndërsa një ultrazë 3D përdor një softuer të veçantë në të cilin arrihet imazhi i plotë i bebes. Transmetuesi merr fotografi nga një sërë këndesh që kur transmetohet në kompjuter formojnë një imazh të qartë.
Ndërsa ultrazë 4D, është atëherë kur e paraqet foshnjën në mënyrë krejt reale dhe shihni se si lëviz brenda barkut foshnja juaj.
Një doppler është një ultrazë që lejon mjekun tuaj të shohë se si po rrjedh gjaku juaj nëpër venat dhe arteriet./Gazeta Shneta/