Koha e banjës me të porsalindurin tuaj është mjaft e vështirë, por me anë të këtyre këshillave ju do të kaloni kohë shumë të mira, vetëm se do të lageni.
Së pari tentoni që të lani fëmijën tuaj, në pozita jo të vështira në mënyrë që bebja të ndihet sa më rehat, dhe të miqësohet sa më shpejt me ujin.
Po ashtu, duhet të keni kujdes me temperaturën e ujit në të cilën e lani fëmijën tuaj, dhe e gjitha kjo ju bënë të keni një kohë shumë të mirë gjatë kohës së banjës, shkruan Babyology, transmeton Gazeta Shneta.
Merrni të gjitha gjërat e nevojshme që ju duhet për ta pastruar beben tuaj, pasi nuk mund ta lëni beben të pres për ndonjë gjë.
Mos u bëni nervoz nëse lageni, pasi larja e bebes është një eksperiencë e të gjitha pjesëve të trupit.
Është punë me dy anë pozitive dhe negative, prandaj mundohuni që ta thani në mënyrën sa më të mirë beben tuaj.
Përdorni paisjet e duhura, shamponët dhe vendi ku lahet bebja duhet të jenë të përzgjedhura me kujdes.
Mos harroni të jeni sa më energjik gjatë larjes së fëmijës suaj, pasi kjo është koha më e mirë e ditës./Gazeta Shneta/