Një studim i realizuar nga Universiteti i Kardifit, në Britaninë e Madhe, tregon se gjysma e të anketuarave pranuan se kishin shami të përdorura në xhepat e tyre.
Sipas drejtuesve të kërkimit, viruset e zakonshme të të ftohtit apo rrufës mund të jetojnë deri në 48 orë, nëse gjejnë një mjedis të ngrohtë si çanta apo xhepi dhe mund të përhapen menjëherë në të gjitha objektet që gjejnë aty. Veç ketij gabimi duhet te shmangin dhe këta të tjerët në mënyrë që t’i rrimë gripit sa më larg !
-Kontrollo lagështinë e shtëpisë. Asnjëherë mos lejo të zbresë nën 40 apo të rritet mbi 60 %. Niveli ideal është 50 %.
-Harroji rregullat e “mirësjelljes”. Asgjë nuk vlen sa shëndeti yt apo i familjarëve të tu. Refuzo përqafimet e takimet me njerëz të sëmurë apo ardhjen e tyre në shtëpi. Me mirësjellje, kuptohet.
-Laji duart disa herë në ditë, të paktën për 20 sekonda çdo herë.
-Dezinfektoji duart pas prekjes së dorezave në dyert e tualeteve publike, pas takimit me njerëz të sëmurë, pas frekuentimit të internet-kafeve, etj.
-Mos i fërko sytë me dorë, madje mundohu ta prekësh fytyrën sa më pak.
-Pastroji thonjtë, sepse janë një vend i mrekullueshëm për mikrobet.
-Gjërat e tua personale ruaji si të tilla.
-Ajros shtëpinë dhe vendin e punës çdo herë që ke mundësi.
-Hidh menjëherë çdo shami letre që përdor.
– Asnjëherë mos e ngroh apo ftoh më shumë se ç`duhet mjedisin ku qëndron.
-Ndërro peshqirët e duarve e të fytyrës çdo 2-3 ditë dhe laji me ujë të nxehtë.
-Pusho dhe mbi të gjitha, fli. Një trup i lodhur nuk ka asnjëherë fuqinë e duhur për t’iu kundërvënë një infeksioni./living/