Tregu është i mbushur me preparate të ndryshme vitaminash për të gjitha moshat. Egzistojnë shumë preparate multivitaminash të cilat preferohen për shtatzënat në mënyrë që të parandalohet osteoporoza, ti forcohen dhëmbët, të kompenzohet hekuri, zhvillimi i drejtë i foshnjes në stomak, të mblidhet qumështi për të posalindurin, të kompenzohen mineralet, vitaminat shtesë, të mblidhet acidi yndyror omega 3…
Fakt është që shtatzënat dhe nënat që ushqejnë me gji kanë nevojë për ushqim të shumëllojshëm dhe shumë vitamina dhe minerale por me preparate multivitaminash nuk duhet tepruar, ndërsa artikujt natyror të ushqimit nuk duhet shmangur.
Çfare të hani dhe pini?
Shtatzënat kanë nevojë për më shumë ushqim gjatë shtatzanisë por nuk duhet tepruar me këtë. Mesatarisht gruas gjatë shtatzanisë i nevojiten rreth 200 kalori më shumë se zakonisht.
Shtatzënave iu preferohet ushqim i llojllojshëm: pemë, arra, perime, farë, drithëra integrale, qumësht, prodhime qumështore, peshk, vaj peshku, vezë dhe mish pa yndyrë.
Këshilla themelore për shtatzënat është që konsumin ditor duhet ta ndajnë në pesë shujta më së paku, të cilat përmbajnë shumë pemë dhe perime. Gjithashtu, nuk duhet të harroni edhe lëngjet (lëngje të pagazuara, lëngje joalkoolike, ujë…).
Preparatet me multivitamina për shtatzënat duhet ti mbani në sasi optimale: vitamina B komplekse, vitamin D, vitamin C, hekur, calcium, acid yndyror omega 3, selen, acid folik dhe zink.