Idetë për festimin e ditëlindjes së parë për beben tuaj.
Bebja juaj tanimë ka mbushur 1 vit, dhe është koha për të festuar.
“Ka shumë gjëra që mund të bëni, duke filluar nga disponimi i paparashikueshëm dhe orari i gjumit foshnjës suaj, gjëra motivuese dhe ushqime të përshtatshme, madje edhe numër të caktuar të mysafirëve.
Lirimi i stresit dhe idetë e motiveve do të bëjnë që ju dhe fëmija juaj të kënaqeni pa masë.” thotë Penny Warner specialiste për zhvillimin e fëmijëve,transmeton Gazeta Shneta.
Së pari duhet të planifikoni orën, që të jetë kohë e përshtatshme për fëmijën për tu argëtuar, pastaj caktoni një numër simbolik të mysafirëve në mënyrë që t’i përkushtoheni më shumë festës së bebes tuaj.
Bebet i duan balonat, mundohuni të krijoni një ambient miqësor dhe ku mund të luajë bebeja juaj, në këtë mënyrë ju do ta leni të lirë të lëviz nga të dojë.
Përpiquni që të mos e stresoni veten, kërkoni ndihmën e një komshiu ose të ndonjë specialiste të organizimeve të ditëlindjeve.
Dekorimi dhe shpërndarja e dashurisë do të bëjë që ju dhe bebeja juaj t’i hidhni kapelat në ajër, në shenjë lumturie. /Gazeta Shneta/