Venat varikoze janë venat sipërfaqësore të zgjeruara, të mufatura dhe të mbushura me gjak venoz, zakonisht të shfaqura në kofshë dhe këmbë.
Në shumicën e rasteve, këto vena të mëdha sipërfaqësore iu takojnë shqetësimeve kozmetike, por edhe komplikimeve. Këto vena lidhen me venat e thella të këmbës dhe luajnë një rol të vogël në transportimin e gjakut në zemër.
Venat bëhen më të spikatura në dekadën e tretë ose të katërt të jetës dhe janë më të zakonshme tek femrat. Raporti femër/mashkull është 2,7 me 1,8 në favor të femrave. Venat varikoze lajmërohen edhe tek gratë shtatzëna dhe bëhen më të dukshme gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Sa janë të zakonshme venat varikoze?
Shumica e individëve të prekur janë gra dhe të paktën 50 – 60% e grave vuajnë deri në një shkallë nga venat varikoze. Venat varikoze zakonisht ndodhin në këmbë dhe kofshë, por mund të ndodhin edhe në vulvë ose në vaginë. Hemorroidet dhe varikokelet janë shembuj të tjerë të venave varikoze.
Pse janë të zakonshme venat varikoze gjatë shtatzënisë?
Shkaku i venave varikoze është i lidhur përfundimisht me rritjen e presionit në vena. Ekzistojnë valvulat në vena(ventile) dhe luajnë rolin e antigravitetit respektivisht parandalojnë rrjedhën gravitacionale apo e prapme të gjakut përsëri në këmbë. Kur këto valvola bëhen të dëmtuara, gjaku rrjedh prapa apo ne drejtim te gravitetit dhe shkakton ënjtje, mufatje, lakesa dhe zgjerime të venave.
Shkruan: Dr. Valbon Gashi – Kirurg Vaskular