Një hulumtim i botuar në revistën shkencore “The Journal of Sexual Medicine” ka treguar që gratë leshatake përjetojnë orgazma më shumë se të tjerat.
Në trup ekzistojnë dy lloje të qimeve – qime velus, më të shndritshme dhe qime të shkurtra terminale të cilat janë më të errëta, të trasha dhe të gjata. Qimet velus nuk kanë pigmente dhe nuk reagojnë në ndryshimet hormonale, ndërsa ato terminale ndryshojnë pikërisht nën ndikimin e hormoneve, transmeton Telegrafi.
Çfarë lidhje ka kjo me seksin?
Siç transmeton “YourTango”, femrat leshatake kanë nivel më të lartë të testosteroneve ndaj të cilave gjoja reagojnë edhe klitorisi, edhe pika G.
Femrat të cilat mund të arrijnë orgazëm gjatë seksit vaginal kanë inde të trasha midis vagjinës dhe kanalit urinar, gjë që u ndihmon të arrijnë orgazëm dhe dallohen qartë femrat të cilat “munden” nga ato të cilat “nuk munden” të arrijnë orgazëm.
Shumica e femrave nuk mund as të përjetojnë orgazmën pa ndonjë stimulim plotësues, mirëpo testosteroni është faktori i vetëm për përjetimin e orgazmës. Për shembull, dhembjet në organet e jashtme gjenitale, disa femrave pothuajse në tërësi ua pamundësojnë kënaqjen në seks, ndërkaq orgazma bëhet krejtësisht e paarritshme.