Ka pafund metoda depilimi, por shumica prej tyre janë të dhimbshme dhe e irritojnë lëkurën. Megjithëse qimet e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e jashtme, gratë preferojnë t’i heqin ato pasi janë shumë të besdisshme dhe shkaktojnë parehati.
Metoda e mëposhtme është shumë efektive dhe pas 2 javësh qimet e padëshiruara do të zhduken plotësisht.
Përbërësit e nevojshëm
– Gjysmë filxhani pluhur shafrani indie
– Qumësht
– Ujë i ngrohtë
Përgatitja
- Përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa të përfitoni një pastë të trashë shafrani. Aplikojeni këtë në sqetull dhe prisni 20 deri 30 minuta derisa të thahet.
- Më pas hiqeni me një peshqir me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni këtë trajtim nëse ka ende qime të mbetura.
Përbërësit që nevojiten për pastën e dytë:
- Sodë buke
- Ujë
Instruksionet:
- Krijoni një pastë me sodë buke dhe ujë dhe sigurohuni që të mos jetë shumë e lëngshme.
- Para se të shkoni në shtrat aplikojeni këtë pastë në sqetull dhe lëreni gjithë natën.
- Në mëngjes lajeni me ujë të ngrohtë. Pas kësaj mund të aplikoni një krem që lëkura mos të jetë e thatë.