Këto 5 shenja të horoskopit po konsiderohen si prindërit më të shkëlqyer

2018-11-07 në ora 18:20

Nëse i përkisni një prej këtyre 5 shenjave të horoskopit, atëherë do të jeni një prind i suksesshëm. Kështu të paktën thotë astrologjia, ku ka renditur pesë shenja zodiaku që do të jenë super prindër. Jeni kuriozë? Ja për cilat shenja bëhet fjalë:

Bricjapi – Ata janë mjeshtra të vetëkontrollit dhe dinë të menaxhojnë me sukses situatat kritike. Do të jeni një prind me këmbë në tokë dhe do dini si të rrisni fëmijë të përgjegjshëm dhe pse jo të suksesshëm.

Peshorja – Si prind Peshoret do të jenë thjesht fantastike. Ato dinë si të krijojnë martesa të mbushura me dashuri, dhe fëmijët nuk do i trajtonin kurrë në mënyrë të padrejtë. Një Peshore do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve, madje do të bëjë të pamundurën për të kaluar sa më shumë kohë me ta. Fryma e bashkëpunimit do të jetë prezente edhe në familje, pasi kjo shenjë di si të sjellë paqe kudo që shkon.

Luani – Kjo shenjë di si t’i arrijë gjithmonë gjërat që do, dhe kështu fëmijët me prindërit Luan do të kenë gjithmonë ato që duan dhe ato që kanë nevojë. Luanët dinë si të përdorin mendjen në zgjidhjen e situatave, dhe kurrë nuk do i linin në baltë fëmijët e tyre. Ata janë edhe argëtues mbi të gjitha.

Gaforrja – Në këtë listë nuk kishte se si të mungonte një shenjë si Gaforrja. Aq motiv dhe aq të ndjeshëm sa janë, një gaforre do bënte gjithçka për fëmijët e saj. Ato janë shenja më sakrifikuese, dhe kur vjen puna te fëmijët të gjitha këto cilësi pozitive dyfishohen. Ato janë gjithë kohën në shtëpi dhe fëmijët do jenë përherë të rrethuar nga prindërit.

Demi – Kjo shenjë si partner dhe si prind do të jetë shumë e përkushtuar. Ata janë këshillues të mirë dhe do sigurohen që në familjen e tyre të mos mungojë kurrë asgjë./Living/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *