Kur Les Milne ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit në moshën 45 vjeçare, gruaja e tij Joy ishte shumë e shqetsuar. Kjo nuk ishte vetëm për faktin që burri i saj ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje por që ajo kishte vërejtur një ndryshim në erën e tij 12 vite më parë, gjë që nuk i kishte shkuar mendja që mund të jenë të lidhura mes vete shkruan Telegraph UK transmeton Gazeta Shneta.
Joy, që kishte punuar si infermiere u brengos më shumë për atë që burri i saj kishte ndryshuar karakterin shumë shpejt. ”Ai nuk ishte më burri që kisha njohur kur isha 16 vjeç. Rreth 8 vite para se të diagnostifikohej ai filloj të vuaj nga ndryshimet në disponim me pjesë të nervozës që më lanë të mendoja se çfarë do të vijë pas tyre”.
Kur Les u rekomandua të bënte një skanim të trurit, i thanë që simptomat e tij ose ishin nga tumori në tru ose nga parkinsoni, sëmundje që e prekë një në 500 njerëz në Angli. Si profesionistë mjekësor, Les kishte punuar si anesteziolog – kështuqë të dy e dinin se sa serioze ishte sëmundja.
Nuk ishte shumë e qartë, deri në momentin kur Joy morri pjesë në një ligjëratë për vetëdijësimin ndaj Parkinsonit në vitin 2012, 7 vite pasi që burri i saj ishte diagnostifikuar kështuqë idea e erës u kthye në skenë përsëri. Gjatë atij sesioni Dr.Kunath e pyeti Joy pse njerëzit me Parkinson u vjen erë tjetër.
”Personat me Parkinson shpesh e humbin ndjenjën e nuhatjes kështuqë kjo ishte çfarë mendova se po thoshte ajo në fillim” kujton ai. ”Ajo e qartësoj pastaj që po pyeste për një erë unike, që më surprizoj me të vërtetë”.
Vetëm disa muaj më vonë Dr.Kunath e kishte përmendur vrojtimin e Joy tek një koleg i tij kështuqë ai besonte se një pyetje e tillë mund të ishte si pasojë e një dhuntie të veçantë.
”E ftova dhe bëmë një test ku ajo i nuhati 12 maica – gjashtë prej të cilave ishin të paralajmëruar për Parkinson dhe gjashtë pa të” shpjegon ai. ”Ajo identifikoi shtatë nga maicat që janë nga persona që vuajn nga Parkinsoni dhe thamë okay mirë nuk është keq prognoza e saj, një më shumë”.
Tetë muaj më vonë, 7 njerëz që kanë qenë në kontrollë për shëndetin e tyre, erdhën te Dr.Kunath duke treguar se ishin diagnostifikuar me këtë sëmundje.
”Edhe pse ende nuk ka një kurë për Parkinsonin, ilaçet preventive janë zhvilluar. Sa më herët që diagnostifikohet, ne mund të bëjmë më shumë si doktorë. Nëse do të mund ta gjenim se çfarë është ajo që po nuhatë Joy, atëherë do të mund të gjenim ndoshta edhe një mënyrë krejtësisht tjetër të trajtimit të sëmundjes dhe të ndryshojmë prognozën e tanishme.”/ Gazeta Shneta