Exhevit Kadri, Ilir Hasani dhe Ridvan Bajrami, janë mjekët shqiptarë që punuan rreth 30 orë për të shpëtuar njerëz në aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë.
Mjekët shqiptarë, Exhevit Kadri (i cili edhe të enjten ishte kujdestar në spitalin 8 Shtatori), Ridvan Bajrami dhe Ilir Hasani janë personat që për 30 orë rresht kanë qenë në vendin e të punës duke ndihmuar të plagosurit në aksidentin fatal në fshatin Lllaskarcë.
Ky aksident i mori jetën së paku 13 shqiptarëve, pasi doli nga autostrada.