Një numër i konsiderueshëm i lindjeve ka ndodhur edhe në mesin e showbizit shqiptar, sidomos në fundin e vitit të kaluar dhe këtë vit.
Gjithsesi, emrat e foshnjave të këtyre foshnjave të të famshmeve nga Kosova e Shqipëria dalin të jetë mjaft kreativ dhe unik, shkruan Gazeta Shneta.
Pjesë e lindjeve të showbizit shqiptar ishte edhe Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, për të cilën është përfolur shumë për shtatzëninë e saj në përgjithësi dhe madje edhe lindjen. Tuna kishte lindur foshnjën e saj me gjini mashkullore, kështu duke vendosur ta emëronte Tian.
Për sa i përket Zaimina Vasjarit, ka pasur spekulime të shumta në atë se a është shtatzënë apo jo, derisa u deklarua vetë përmes një fotografie të realizuar përgjatë vizitës me gjinekologun e saj. E kjo e fundit, kishte vendosur t’ia linte një emër mjaft të veçantë vajzës së saj – Khloe.
Shtatzënia e Adelina Ismailit ishte më ndryshe se të tjërat. Adelina kishte shtuar peshë në mënyrë drastike, madje e cilësonte veten se ishte “në një gjendje amorfe”. Gjithsesi, më në fund arriti të lindte djalin e saj, të cilin e emëroi Uliks.
Dhe së fundmi, moderatorja e njohur Floriana Garo në fillim të këtij muaji na kishte njoftuar se sapo kishte lindur vajzë, të cilën e kishte emëruar Adia.
Si përfundim, Gazeta Shneta konkludoi se të gjitha emrat e fytyrave të njohura të showbizit janë modern, pa ndonjë tendencë ripërtrirje apo diçka të ngjashme./Gazeta Shneta/