Këta janë baballarët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

2018-11-09 në ora 08:54

Të gjithë baballarët janë të mirë, por disa ekspertë kanë bërë përzgjedhjen e tyre në bazë të shenjave të horoskopit.

Sipas tyre baballarët më të mirë janë ata që kanë lindur në shenjën e Demit, Gaforres, Akrepit dhe Peshqit. Lexoni më poshtë arsyet pse është kështu.

Demi

Baballarët dema janë të qetë.  Ata nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë. Sipas intv.al  janë shumë bujarë dhe të përgjegjshëm. Ata shpesh mund të jenë të frikshëm kur bëhet fjalë për disiplinë, por kjo gjë i shërben pozitivisht  fëmijëve të tyre në të ardhmen.

Gaforrja

Baballarët gaforre  konsiderohen si baballarët më të dashur të horoskopit. Ata i japin suport  familjes së tyre dhe nuk ankohen shpesh. Në shumicën e rasteve, fëmijët kur bëjnë ndonjë gabim, shkojnë te këta baballarë sepse e dinë që nuk marrin masa të rrepta ndaj tyre.

Akrepi

Sipas intv.al baballarët akrepë kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.

Peshqit

Baballarët që i përkasin shenjës së peshqëve janë të heshtur, por i inkurajojnë fëmijët e tyre që të bëjnë miq dhe të kenë një jetë shoqërore. Ata janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *