Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë 2016”.
Të dhënat tregojnë se 23 494 janë lindje që kanë ndodhur në Kosovë prej tyre lindje të gjalla janë 23 416, kurse 78 janë lindje të vdekura, kurse lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 916, prej tyre janë 6 915 lindje të gjalla dhe 1 lindje e vdekur.
Emrat më të shpeshtë gjatë vitit të kaluar për vajzat ishin: Alea 169 bebe; Sara 134 bebe; Erina 118 bebe; Jara 118 bebe; Tuana 107 bebe.
Ndërsa tek djemtë më së shumti është përdorur emri Ajan me 218 herë; Nora 195; Amar 190; Anuar 181; dhe Diar 166. /Gazeta Shneta/