Fotografja ia mundësoi që ai të jetë i pranishëm në fotografi, edhe pse fizikisht nuk ishte kur po realizoheshin ato
Të jesh prind është gjithnjë shpërblim, por nganjëherë mund të jetë një sfidë e vërtetë. Sidomos nëse gjysma tjetër po shërben ose punon në një pjesë tjetër të botës. Në shumë raste si kjo, prindi tjetër është anëtar i ushtrisë.
Ngjajshëm edhe Wesley burri i Nicole Bedwell është një ushtar- marinar, duke shërbyer rreth 7000 kilometra larg. Kur Nicole zbuloi se ishte shtatzënë, ajo nuk e lejoi distancën e burrit të saj të prekte marrëdhënien apo shtatzëninë, shkruan rtv21.tv
Sigurisht, koha për realizmin e një seti fotografish shtatzënë erdhi dhe Nicole e dinte saktësisht se çfarë të bënte. Setin e bëri fotografja Traci Lynn ku në fotografi përmes montazhes kishte përfshirë edhe burrin e Nicole. Brenda disa ditësh, fotografia shpërtheu në Facebook duke grumbulluar mbi 28 mijë pëlqime dhe gati 1.4 mijë shpërndarje.
Kur Traci Lynn shpërndau fotot në faqen e vet të Facebook, shkruante:
“Herë pas here, jeta më prezanton me njerëz të jashtëzakonshëm. Nicole + Wesley janë dy prej atyre njerëzve. ”
“Unë nuk e kam takuar zyrtarisht Wesley, por tregimet, përditësimet dhe koha e që kam kaluar me Nicole ka qenë vërtet e mrekullueshme”.