Kështu telekomanda mund t’ua marr jetën fëmijëve, tregon babai i tronditur (Video)

2017-08-14 në ora 14:10

Një baba ka ndarë historinë e prekshme të familjes së tij për të paralajmëruar prindërit e tjerë rreth rreziqeve të baterive të telekomandave për fëmijët.

George Asan tregoi se vajza e tij dyvjeçare Francesca vdiq në Maj të vitit të kaluar pasi një bateri e vogël që ajo e gëlltiti ngeci në fytin e saj dhe kishte djegur fytin e saj duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme shkruan Essential Baby, transmeton Gazeta Shneta.

“Është shumë e vështirë për mua të flas rreth humbjes së Françeskës.”, tha George, nga Britania e Madhe.

“Shpresoj që duke u shprehur për vdekjen e Françeskës, do të jem në gjendje t’i inkurajojë familjet e tjera që të flasin për aksidentet e tilla dhe të bëjnë pyetje rreth asaj se çfarë mund të bëjnë ata për t’i ndaluar ndodhitë e tilla”.

George ka ndarë historinë e Francesca në një film të shkurtër të bërë me Trustin për Parandalimin e Aksidenteve të Fëmijëve (CAPT)./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *