Të sjellësh në jetë një fëmijë është një përvojë emocionuese, sa dhe e frikshme ! çdo moment duket se të përball me një situatë të re, dhe prindi gjendet përballë zgjedhjeve të shumta.
T’ia vesh çorapet bebit natën apo jo, t’ia tund krevatin që ta zërë gjumi, drita duhet ndezur apo fikur etj etj.
Teksa bebi rritet, prindërit mësojnë çdo ditë e më shumë, por shpesh shumë gabime mund të rezultojnë fatale. Nëse në jetë mësojmë nga gabimet, me fëmijën nuk duhet të ndodhë kështu !
Ja cila është guidë që do t’ju vijë në ndihmë në situata të ndryshme.
Nuk duhet të shtyni poshtë lëkurën e organit gjenital. Kjo mund të shkaktojë shenja të brendshme të cilat dëmtojnë organin gjenital.
Mos i shtrydhni gjinjtë e fëmijës, kjo edhe nëse janë të fryra. Një gjendje e tillë shkaktohet nga hormone e nënës, të cilat kalojnë nëpërmjet placentës tek fëmija. Diçka e tillë është shumë normale dhe kalon vetë. Nëse gjinjtë shfaqen të skuqur dhe të fryrë duhet të shkohet tek mjeku.
Mos luani duke e hedhur fëmijën në ajër, kjo pasi poshtë krahëve të fëmijës mund të shkaktohen fraktura në momentin e pritjes.
Mos e tundni fëmijën pasi mund të dëmtoni trurin e tij.
Mos i jepni fëmijës limon nëse e zë lemza. Ajo largohet vetë ose duke e vendosur fëmijën në gji.
Mos e lyeni biberonin fallco me mjaltë apo sheqer. Këto dy ushqime duhet të futen në dietën e fëmijës, qoftë edhe në këtë mënyrë në moshën e duhur.
Mos e ushqeni fëmijën e ushqime të ngurta para muajit të 6-të të jetës, sidomos nëse ai ushqehet me gji.
Mos përdorni asnjëherë aspirinë tek fëmija, kjo është diçka tepër e rrezikshme për trurin dhe mëlcinë e tij.
Mos e përdorni rrethoren, në mënyrë që fëmija të fitojë në kohën dhe mënyrën e duhur aftësitë e tij motorike.
Fëmija nuk duhet të qëndrojë shumë ulur në karrigen e ushqyerjes nëse është 4-6 muajsh. Ai duhet të fitojë këtë aftësi në mënyrë spontane. /pernenat.al