Sipas të dhënave të nxjerra nga ekspertët, bebet e vogla janë tepër të rrezikuar edhe nga tymi pasiv i duhanit.
Sipas tyre ende në ditët e sotme shumë fëmijë janë të ekspozuar ndaj këtij tymi në mënyrë të theksuar.
Studimi që përfshiu 3000 fëmijë
Në këtë studim të kryer nga “Piccolipiu” lidhur me Departamentin e epidemiologjisë në zonën e Lacios u përfshinë 3000 të porsalindur bashkë me nënat e tyre. U morën në konsideratë stili i jetës së familjes, profesionet e prindërve, aktivitetet që kryheshin në kohën e lirë.
Gjithashtu u mor në konsideratë edhe dieta e fëmijës, të dhënat e rritjes, sëmundjet që mund të kishte kaluar fëmija dhe ndryshimet në muajt 0, 6, 12 dhe 24. Pra qëllimi ishte të mblidheshin sa më shumë të dhëna.
Viktima të pafajshme
Kështu është preferuar të quhen këta fëmijë të cilët janë të rrezikuar në vazhdimësi gjatë shtatzanisë apo edhe pas saj nga tymi pasiv, dhe sipas tyre më të rrezikuar do të jenë fëmijët që do të jenë të detyruar të thithin tymin e duhanit për më shumë se 1 orë në ditë.
Ky do të jetë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve në aparatin e frymëmarrjes si bronshiti, astma, bronkiti, dhe bronkioliti. Prandaj qëndroni sa më larg ambienteve ku pihet duhan nëse jeni shtatzanë dhe keni një fëmijë të vogël.
Edhe në shtëpi nuk duhet në asnjë mënyrë të lejoni të pihet duhan brenda saj. Tymi pasiv është po aq i dëmshëm sa ai që merret direkt nga cigaret. /pernenat