Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse foshnja juaj po ushqehet mjaftueshëm me qumësht formule është që të lejoni atë të pijë aq sa të dojë.
Fëmija mund t’ju japë disa shenja që tregojnë se ka uri. Nëse kthen kokën në njërën anë dhe fillon të hapë gojën, nëse afron duart në gojë ose nëse qan, provoni t’i jepni qumësht, pavarësisht orareve të vakteve të të ushqyerit.
Fëmija ka nevojë për rreth 150 ml deri në 200ml qumësht formule çdo ditë. Javën e parë fëmija mund të kërkojë më pak, sa të vendosni një regjim për të.
Pra, nëse fëmija juaj peshon 3 kg, do të duhet rreth 450 ml deri në 600 ml formulë gjatë një periudhe 24-orëshe për të shuar urinë e tij.
Ju mund të vazhdoni duke përdorur këtë llogaritje të përafërt derisa fëmija juaj të fillojë ushqimet e ngurta kur të jetë rreth 6 muajsh. Pas kësaj, sasia e qumështit që do të zvogëlohet.
Një tjetër mënyrë për të kuptuar nëse fëmija po pi qumësht mjaftueshëm, është të tregoheni të vëmendshme ndaj pelenave të tij. Fëmija duhet të urinojë mesatarisht 6 herë në ditë dhe të dalë jashtë të paktën 1 herë. Këto veprime tregojnë se ai po ushqehet mirë./pernenat.al/