Dhimbja e barkut është një gjendje stresuese si për nënën ashtu edhe për babain, pasi që foshnja e tyre mund të ketë dhimbje dhe të mos e dinë.
Por, ka disa mënyra për ta zbuluar dhe ndihmuar foshnjën tuaj në këtë drejtim.
Një fëmijë me dhimbje barku mund të lodhë nervat edhe të prindit më të qetë. Ato të qara të pa ngushëllueshme që zgjasin me orë të tëra, pa një shkak të dukshëm, mund të mundojnë shumë prindër. Por, mos u trembni!
Ai nuk ka asgjë shumë serioze, dhe është e sigurt që nuk do ti shkaktojë ndonjë dëm të përhershëm.
Ndonëse dhimbja e barkut duket sikur nuk do të pushojë kurrë, shumë prindër vënë re që simptomat zhduken aq shpejt sa edhe fillojnë. Por ka edhe gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar bebin tuaj.
Disa këshilla për lehtësimin e dhimbjeve:
Pra, nuk është serioze, nuk është për fajin tuaj dhe bëhet më mire me kalimin e kohës. Por kjo nuk i bën dhimbjet e barkut më pak stresuese për nënën dhe fëmijën. Me kalimin e kohës ju do të përmirësoheni në mënyrën se si përballoni këtë gjendje dhe do të gjeni mënyra qetësuese për fëmijën tuaj. Dhe kujtoni ajo çfarë bëni sot mund të ketë efekt nesër.
Ushqimi!
Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.
Blini ilaçet
Pikat për dhimbjen e barkut gjenden në farmaci, por mos merrni pa konsultim me mjekun tuaj. Mama të tjera përdorin përbërës me bikarbonat sode, e cila mund të përdoret për fëmijë mbi katër javësh.
Këto përbërës ndihmojnë të shpërbëhet laktoza e qumështit, duke e bërë më të thjeshtë tretjen. Por, çfarëdo që të përdorni, gjithmonë lexoni me kujdes udhëzuesit dhe kurrë mos i tejkaloni dozat e përcaktuara në fletën udhëzuese.
Masazhi magjik
Masazhi është një mënyrë e mire për të ndihmuar çlirimin e ajrit të grumbulluar në stomak. Lyeni gishtërinjtë tuaj me pak vaj ulliri dhe duke përgatitur dy majat e gishtave tregues, fërkoni lehtë stomakun në formë rrethore, sipas drejtimit të akrepave të orës.
Bëjini rrathët gradualisht më të mëdhenj, dhe kur të keni arritur rrethin më të madh filloni gjithçka nga fillimi. Përsëriteni këtë proces sa herë të doni. Provojeni një orë përpara se ti fillojnë dhimbjet, por jo pasi të jetë ushqyer.
Barna ndihmëse
Disa nëna që ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit, mendojnë se efekti qetësues i kamomilit i konsumuar prej tyre kalon tek fëmija nëpërmjet qumështit. Prandaj ato pinë një filxhan çaj kamomili një orë përpara se të ushqejnë fëmijën.
Edhe nëse nuk shëron plotësisht fëmijën, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qeta- kështu ja vlen ta provoni! Nëse jeni duke përdorur qumështin e përgatitur, ju mund të përpiqeni ti jepni disa pika kamomil të holluar në shishen e qumështit ose në një lugë çaji.
Barnat janë shumë të mira për tu provuar edhe për trajtimin e simptomave të dhimbjeve të barkut./Gazeta Shneta/