Dhurimi i gjakut është një nga aktet më humanitarë që dikush mund ta bëjë. Por kjo nuk mund të kryhet nga të gjithë për shkak se nuk mundësohet nga gjendja shëndetësore e secilit. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme.
Në këtë grup mund të hyjnë edhe nënëat që janë duke ushqyer fëmijët më gji, shkruan Mother.ly, shkruan GazetaShneta.
Por sipas testimeve të bëra, është nxjerrë rezultati se edhe nënat gjidhënëse mund te jenë donator të gjakut. Por duhen pasur parasysh disa çështje paraprake siç është problem me aneminë, ose çrregullime tjera të gjakut.
Koha e duhur për të dhuruar gjak:
– Pas 6 muajsh nga lindja
– Nëse nuk keni marrë aspirinë brenda 72 orëve të fundit
– Nëse nuk jeni vaksinuar në muajin e fundit
– Nëse nuk keni pasur heqje të dhëmbëve në 24 orët e fundit apo muajin e fundit
– Nëse nuk keni pasur transfusion të gjakut gjatë lindjes
– Nëse keni dhuruar gjak 3 muaj më parë
– Të dhuroni gjak vetëm nëse ndiheni të gatshme për një gjë të tillë.
Por para se t’i nënshtroheni një procesi të tillë, duhet ta keni parasysh se duhet të jeni të përgatitura për gjendjen që do e ndjeni më pas. Andaj pini ujë sa më shumë dhe qëndroni të hidratuara; hani ushqime të pasura me heku siç janë peshku, pula, spinaqi, drithërat; rimendojeni nëse njëmend doni të dhuroni gjak; hani një ushqim me vlera të larta ushqyese para dhurimit dhe pasi të dhuroni gjak; si dhe kujdesuni që do jeni të pushueshme para dhe pas sepse ju duhet që gjatë humbjes së gjakut në të njejtën kohë të riprodhoni qumësht.
Këshillohet po ashtu edhe konsultimi me mjekun tuaj; ai do e parashikojë nëse organizmi i juaj është I gatshëm t’i nënshtrohet një aktiviteti të tillë. /GazetaShneta/