Periudha e shtatzënisë është mjaft e veçantë për gratë.
Në këtë kohë përveç kënaqësisë shpirtërore që gratë përjetojnë, ato duhet të rrisin kontrollet te gjinekologu por edhe të ndërmarrin disa masa që të mos e rrezikojnë foshnjën e tyre nga ambienti i jashtëm.
Një nga gjërat që duhet pasur kujdes është rrëzimi, i cili mund të jetë i zakonshëm.
Ka katër gjëra esenciale ndaj të cilave në periudhën nëntë muajshe duhet shtuar kujdesi, ato janë:
Largojini pengesat nëpër dyshemenë e shtëpisë suaj, mbahuni kur ecni, si shkallëve dhe kini kujdes kur ecni nëpër terren të rrëshqitshme dhe keni shumë kujdes me mbathjet, madhësinë dhe formën e tyre./shekulli/