E preokupuar me shëndetin e nënave, mamia shqiptare Razije Musa ka diskutuar në llogarinë e saj në “Facebook” në lidhje me një fenomen social – përkrahjen e burrit dhe rrethit familjar pas lindjes së një nëne.
Mamia Musa filloi tekstin duke e mbështetur incimin e tij në argumentin se një numër i madh nënash, sipas saj, nuk po gjejnë mbështetjen e duhur të burrit dhe rrethit familjar përgjatë kësaj periudhe të ndjeshme, siç është paslindja, shkruan Gazeta Shneta.
“Shumë nana më thonë se deri sa nuk ka ardhur fëmija kanë pasur raporte të mira në çift, sipas njëres bashkëshorti po e fajëson atë për çdo gjë, nëse qan fëmija, nëse nuk gjen rahati, nëse nuk i merr këshillat e familjes së tij, insiston që nana e tij (vjehra) të kujdeset me idenë se ajo din më shumë dhe kështu ndikon në nervozë e stres…”, shkruan mamia në postimin e saj.
Tutje, ajo ka dhënë rekomandime në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjë një burrë dhe familjarët pas lindjes, si dhe për dëmin që mund të shkaktojë në psiqikën e nënës mospërkrahja e duhur nga këta të fundit.
“Bashkëshorti është përkrahësi kryesor në çdo periudhë të jetës e sidomos pas lindjes. Asnjë burrë nuk është në pozitë të marr role që nuk i takojnë, roli i burrit është përkrahja dhe pjesëmarrja në rritjen e fëmijës bashkë me nanën. Ndërsa familjeve ku jetohet në bashkësi edhe njëherë u bëjë apel që të mos marin rolin që nuk ju takon”, këshillon tutje profesionistja mjekësore”, këshillon tutje profesionistja mjekësore.
“Stresi, mospërkrahja, nervoza e vazhdueshme ndikon në shëndetin e nanës e kur nana nuk është aty për fëmijën kjo e ndikon edhe atë.”/Gazeta Shneta/