Të gjithë dëshirojmë të kemi këmbë të bukura dhe të kuruara, por për disa kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe të variçeve (venat varikoze).
Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë ose ulur, faktorët gjenetikë, mbipesha apo shtatzënia te gratë, janë faktorët kryesore të formimit të variçeve ose venave varikoze.
Shikoni në video trajtimin e këtij pacienti, i cili rifillon ditën e tij të zakonshme vetëm pas 20 minutash.
Por për kurimin e tyre tashmë ka një zgjidhje, të shpejtë, jo invazive dhe pa dhimbje. Nëpërmjet një teknologjie të avancuar në Klinikën Vivia pranë Spitalit Amerikan III në Tiranë, bëhet trajtimi dhe eliminimi i përhershëm me laser dhe radiofrekuencë.
Është Dr. Valbon Gashi, kirurg vaskular dhe endovaskular i specializuar në këtë fushë. Ai tregon më shumë rreth këtyre metodave inovatore.
Dr. Gashi e konsideron këtë procedurë të re e cila e ka rritur kualitetin e jetës së pacientit.
“Në intervenimet me metoda bashkëkohore si laseri, radiofrekuenca, ‘clarivein’ apo ‘variclose’, statistikat tregojnë se gjasat për ripërsëritje të këtij problemi pas 5 viteve, janë vetëm 8 për qind. Do të thotë suksesi është 92 për qind”, deklaron Dr. Gashi.
Ai shton se në Klinikën Vivia janë trajtuar rreth 600 raste dhe konstaton se të gjitha kanë përfunduar me sukses dhe nuk ka pasur asnjë komplikim, gjë që nuk përjashtohet.
Më poshtë mund të shihni videon ku Dr. Gashi intervenon me laser tek një pacient, i cili është përballur me këtë sëmundje për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë. Procedura zgjatë rreth 20 minuta dhe rikuperimi është maksimal.
“Ndihem super mirë”, thotë pacienti i cili vazhdon aktivitetet e tij të zakonshme pas intervenimit.
Për më shumë ndiqeni videon. Dr. Valbon Gashin e gjeni edhe tek Venomed Plus në Prishtinë. Kontakti: +377 44 116 718