Shkruan: Dr. Kozeta Mustafaraj
Kanceri i qafes se mitres e merr origjinen nga qelizet e qafese se mitres.
Simptomat
Ne fillesat e tij kanceri i qafes se mitres nuk jep shenja, por me kalimin e kohes do te shfaqen shenja te tilla sikur:
- Hemorragji vaginale pas marrdhenieve seksuale, hemorragji ndermenstruale apo post menopauzike
- Rrjedhje vaginale te ujshme me rrema gjaku me ere te rende
- Dhimbje te fundit te barkut gjate marredhenieve seksuale
Shkaqet
Kanceri i qafes se mitres nis kur qelizat e shendetshme fitojne nje mutacion genetik qe i kthen ne anormale. Nga qeliza qe normalisht rriten dhe shumefishohen ne nje grade te caktuar dhe vdesin ne nje kohe te caktuar ne qeliza jonormale qe rriten dhe shumefishohen jashte kontrollit dhe per me teper qe nuk vdesin. Akumulimi i qelizave anormale formon masen tumorale dhe qelizat perhapen ne indet perreth dhe me pas kudo neper trup (metastazat). Nuk eshte e qarte se çfare e shkakton kancerin, por dihet qe prania e HPvs, luan nje rol te rendesishem, se bashku me faktoret gjenetik dhe menyren e jeteses.
Tipet e kancerit te qafes:
- Carcinoma me qeliza Squamoze e marrin origjinen ne shtresen me qeliza te qe vesh qafen e mitres dhe perben shumicen e rasteve te kancerit cervical.
- Adenocarcinoma. E marrin origjinen nga qeliza glandulare qe veshin kanalin e qafes se mitres nga brenda dhe perbejne pjesen me te paket.
Ndonjehere mund te perfshihen te dyja tipet qelizore ne te njejten kohe.
Faktoret riskant
- Partner seksual te shumte, numri me i madh i partnereve ben qe te rriten shanset per t’u infektuar me me HPVS, apo me infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme.
- Marredhenie seksuale ne moshe te re rrit riskun per t’u infektuar nga HPVs.
- Semundje seksualisht te transmitueshme (STIs). Te tilla si clammidia, gonorea, sifiliz, HIV, rritin shanset per te patur ne njejten kohe dhe hpv s
- Sistemi imun i dobet: lehteson zhvillimin e kancerit ne persona te infektuar nga hpv s
- Duhani, alkooli, jeta jo e rregullt, pagjumesia dhe dietat kane nje rol negative ne zhvillimin e tij.
Trajtimi per kancerin invaziv ndikon ne fertilitin ne te ardhjen e gruas.
Depisitimi
Sa me heret te kapen ndryshimet kanceroze aq me i suksesshem eshte mjekimi. Depsitimi i rregullt eshte i rekomanueshem per çdo grua te pakten 21 vjece. Kur kanceri kapet ne stadet e tij me te hershme trajtimi i tij eshte i suksseshem. Depistimi per kancerin e qafes se mitres perfshin:
- Pap test. Marrja e pap testit, ben te mundur qe te kapen qeliza anormale ne cervix, ndryshime prekanceroze, apo kanceroze.
- HPV DNA test. Per identifikimin e pranise se virusit HPV, tipin dhe perqendrimin e pjesezave virale si shkaktar kryesor te zhvillimit te kancerit. Kjo eshte e perdorshme per grate mbi 30 vjec dhe behet çdo 3 vjet deri ne moshen 65 vjeç.
Diagnoza
- Egzaminini kolposkopik: Gjate ekzaminimit me ane te kolposkopik, aplikohet acidit acetic dhe solucion lugol, per identifikimin e zonave jonormale, ndryshimet e vazave te gjakut, dhe shtrirjen e e ketyre ndryshimeve, si dhe behet marrja e materialeve per biopsi.
- Material per biopsi: Nen keqyrjen kolposkopike merret material per biopsi per te pare saktesisht ndryshimin qelizor, natyren, shtrirjen e ketij ndryshimi.
- Konizimi i qafes se mitres: Merret nje pjese me e madhe e qafes se mitres nepermjet bisturise, lazer, apo anse elektrike.
Stadifikimi
- Stage I. Kancer eshte i kufizuar ne cervix
- Stage II. Ne kete stad perfshin qafen e mitres dhe uterusin, por nuk eshte perhapur akoma ne muret pelvic dhe as ne vagine
- Stage III. Kanceri ka kaluar me tej se uterusi, qafa e mitres, muret pelvic dhe portionin e poshtem te vagines.
- Stage IV. Kanceri ka prekur organet e tjera sikur fshikezen e urines, zorren e trashe, apo ne melci, mushkri dhe kocka
Trajtimi
Trajtimi varet nga shume faktore sikur stadi i kancerit, tipi i tij dhe problemet shoqeruese shendetesore:
- Kirurgji: Heqja e mitres per stadet e hershme, dhe heqja dhe e vezoreve si dhe limfonodujeve per stadet e përparuara.
- Rrezatimi: I marre me sonde te brendshme (brachiterapi ) eshte efektiv ne format e hershme te kancerit: per format e perparuara behet i kombinuar me kimioterapi. Para ose pas nderhyrjes kirurgjikale.
- Kemoterapi: Mund te merret si nje medikament apo disa te kombinuar, jepet vetem apo e shoqeruar me rrezatim ne varesi te stadit dhe llojit te tumorit.
Parandalimi
- perdorimi i prezervativit ne çdo marredhenie seksuale
- fillimi i aktivitetit seksual ne moshe madhore
- Te kufizohen numri i partnereve
- Te shmanget duhan pirja
- Vaksinimi kundrejt HPV, per vajzat 9 -12 vjec, apo ne 13 deri 26 nese nuk jane vaksinuar akoma. Vaksina eshte me efektive nese merret tek vajzat qe nuk e kane nisur akoma aktivitetin seksual.
Berja rutine Pap test
Rekomandohet berja e pap testit rutine tek çdo femer nga mosha 21 vjeç, ose te pakten 2 vjet pas nisjes te marredhenieve seksuale. Riberja çdo 2 vjet deri ne moshen 29 vjec, dhe deri ne 65 vjec te behet çdo 3 vjet. Nese ka risk te larte per kancer atehere behet me shpesh dhe e kombinuar me DNA HPV.