Për nënat të cilat presin binjakë

2017-02-20 në ora 20:27

Ju keni shanse të mira për të mbetur shtatzënë me binjakë nëse keni kaluar në ndonjë tretman të fertilitetit. Por, secila grua mund të mbetet shtatzënë me më shumë se një fëmijë, shkruan Gazeta Shneta.

Shanset e juaja për të pasur binjakë:

  • Në përgjithësi, një në 31 lindje (më shumë se 3 %) janë lindje binjakë. Por, shanset e juaja për të pasur binjakë pa asistencë mjekësore (tretman të fertilitetit) janë 1 në 89.
  • Zakonisht binjakët ndodhin nga rastësia.
  • Një numër faktorësh ndikojnë në shanset e juaja për të pasur binjakë fraternal (dizigot-që rriten në dy qeliza vezë të ndryshme, të fekonduara nga qeliza të ndryshme spermatozoidi). Tretmani i fekondimit të asistuar i rrit shumë gjasat. Mbi 20 % e femrave që i nënshtrohen tretmanit të IVF’it përfundojnë me binjakë.
  • Nëse ju ndodh njëherë të keni binjakë, keni shumë gjasa që edhe në shtatzëninë e radhës të bëheni me binjakë.
  • Mundësi për të pasur binjakë kanë më shumë nënat e gjata sesa ato të shkurta.
  • Sa më shumë shtatzëni që keni, keni më shumë shanse për të pasur binjakë.

Kur e kuptoni se keni binjakë

Java 5-6 e shtatzënisë tregon nëse një femër ka më shumë se një bebe. Ajo mund të vërehet mjaft qartë pas ekzaminimit me ultrazë.

Kjo kontroll e ultrazërit bëhet me kërkesën tuaj pasi ultrazëri i parë i përgjithshëm i tremestrit të parë realizohet rreth javëve 11-13. /Gazeta Shneta/