Ushqyerja me gji është një përvojë unike për çdo nënë. Ndjenja e lidhjes dhe gjidhënia e fëmijës suaj është një përvojë e paharrueshme për shumicën e nënave.
Ushqyerja me gji kur foshnjës suaj i dalin dhëmëbët zakonisht nuk është e dhimbshme pasi gjuha e tij tenton të mbulojë pjesën e dhëmbëve. Ndërsa merr nga gjiri, fëmija juaj do të përdorë nofullën e tij ose të saj të poshtme, pasi nofullaa e sipërme mbetet statike.
Shpesh ekziston mundësia që fëmija juaj të kafshojë gjatë gjidhënies nëse pozicioni i gjirit nuk është i mirë. Përderisa foshnjat nuk kanë dhëmbë deri në moshën 6 muajshe, disa janë të prirur që t’i kenë ato më herët apo shumë më vonë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse jeni mjaft të vëmendshëm për të kuptuar mundësinë e një “ngërçi” të afërt, zbatoni masat e thjeshta për të shmangur ose për t’u marrë me një situatë të keqe të fëmijës:
Vendos gishtin tuaj të vogël në cep të gojës së fëmijës suaj në mes të mishrave të dhëmbëve të tij. Zmbrapseni butësisht fëmijën tuaj, i cili do të kafshojë gishtin tuaj në vend të gjirit.
Mos e hiqni fëmijën nga gjiri papritur, teksa fillon të kafshojë. Ai mund t’ju kafshojë më shumë në procesin e shkëputjes, duke ju bërë të lëndoheni edhe më shumë.
Mos bërtitni me zë të lartë sapo fëmija juaj të kafshon. Reagimi juaj i fuqishëm mund të shkaktojë panik tek i vogli juaj, i cili nuk mund të ushqehet me gji sërish. Fëmija juaj mund të kafshojë përsëri për të kontrolluar për të njëjtën reagim, si një lojë!./Gazeta Shneta/