Një nga proceset më të vështira për një prind është të vërë fëmijën në gjumë, ndërsa një tjetër proces që duket i thjeshtë, por në të vërtetë do gjithashtu shumë përkushtim është zgjimi i tyre.
Mënyra sesi e zgjoni fëmijën ndikon shumë në gjithë vazhdimësinë e ditës, pra sa me pozitivitet do ta kalojëatë. E gjithë kjo ndikon në mënyrën sesi fëmijët mësojnë dhe zhvillohen.
Zgjimi pa alarm
Psikologët këshillojnë të shmangni alarmin për zgjimin e fëmijëve dhe në vend të tij një këngë nga ana juaj do të ishte alarmi ideal. Një prind që ka pushuar mirë natën është zgjimi më i mirë i mundshëm, mjafton të keni një zë të gëzueshëm teksa thoni mirmëngjes.
Mënyra më e mirë për të qenë në formë kur zgjoni fëmijët, është të ngriheni 20 minuta më parë, të qetësoheni vetë e të mos jeni përgjumësh kur të shkoni tek ata.
Kjo mund të duket e tepërt, sidomos nëse keni kaluar natën mes zgjimesh të njëpasnjëshme, por duke marrë parasysh përfitimet që keni për vazhdimësinë e ditës është diçka që ia vlen.
Këshilla për të zgjuar fëmijën në mëngjes:
zgjohuni 20 minuta para vetë;
mos përdorni alarm;
në vend të tij mund të këndoni ëmbëlsisht një këngë;
përdorni dritën graduale natyrale, duke hapur ngadalë perden;
kini pritshmëri realiste për të.
Pasi e keni zgjuar fëmijën me ëmbëlsi, kërkojini të marrë pjesë në disa procese, si të zgjedhë çfarë të veshë, të zgjedhë çfarë do të hajë për mëngjes etj.