Këshilla për prindërit: Mësoni këto gjëra fëmijëve para se t’i mbushin 10 vjeç

2019-05-17 në ora 14:31

Të bëhesh prind është një përgjegjësi e madhe në jetën e secilit nga ne ndaj gjithmonë duhet të mendoni një të ardhme sa më të sigurt për fëmijët.

Çdo njeri dëshiron që të rritë fëmijë zemërgjerë, të sinqertë dhe të guximshëm. Sidoqoftë, këto trajta nuk shfaqen nga asgjëja. Tashmë secili ka mundësi që të ndjekë shembuj të shumtë në lidhje me edukimin e fëmijëve dhe suksesin e tyre në jetë.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me gjërat të cilat duhet t’ua mësoni fëmijëve para se t’i mbushin 10 vjeç. Më poshtë do të lexoni disa këshilla në lidhje me edukimin e fëmijëve;

Duhet t’i respektoni djemtë e vajzat. Ata janë të barabartë

Respekti për tjerët është karakteristikë e rëndësishme të cilën duhet ta përvetësojë fëmija juaj, duke përfshirë edhe respektin për fëmijët e të njëjtës moshë pavarësisht gjinisë.

Mos u frikësoni të gaboni

Mësimi nga gabimet e tjerëve është talent i rrallë. Por, është shumë e rëndësishme të mësoni edhe nga gabimet dhe dështimet tuaja. Fëmija juaj nuk duhet të frikësohet të humb apo të bëjë gabim.

Njohuritë janë më të rëndësishme sesa notat në shkollë

Ndonjëherë prindërit nervozohen shumë kur fëmijët nuk marrin nota të mira në shkollë. Sidoqoftë, notat e mira jo domosdoshmërish janë indikatorë të njohurive të mira. Ju duhet t’i mësoni fëmijët se njohuritë janë më të rëndësishme sesa notat.

Prindërit nuk janë armiqtë tuaj. Mund të kërkoni ndihmën e tyre

Miqësia me fëmijën nuk është çështje e lehtë, e posaçërisht kur fëmija ka shoqëri të veten. Mos bëni shumë presion. Dëshmojani fëmijës se mund t’ju besoj dhe shmangni qortimet dhe leksionet e gjata.

Gjithmonë qëndroni të gatshëm ta mbroni veten

Disa prind tregojnë më shumë respekt për mësuesit dhe njerëzit tjerë sesa për fëmijën e vet. Kjo mund të jetë arsyeja për pasiguritë në të ardhmen dhe për aftësinë që fëmija ta mbrojë veten. Shpjegoni fëmijës se respekti është i rëndësishëm, por aftësia për ta mbrojtur atë çfarë beson është e domosdoshme.

Nëse nuk kupton diçka, bëni pyetje

Bërja e pyetjeve është absolutisht normale. Është më mirë të bëni një pyetje sesa të aktroni se po kuptoni gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *